E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – BE: Rusia dhe Bjellorusia duhet të përmbahen nga kërcënimet bërthamore

BRUKSEL, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Lidhur me stërvitjet ushtarake në Rusi dhe Bjellorusi, kemi parë se çfarë është e aftë të bëjë Rusia theksoi zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Anitta Hipper, gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

”U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përmbahen nga ky kërcënim bërthamor dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme në rajon në këtë shkallë. Mendoj se kemi duruar mjaft”, theksoi zëdhënësja.

“Ne mbetemi vigjilentë në lidhje me çdo kërcënim të mundshëm sigurie që lidhet me stërvitjet ushtarake të kryera nga këta dy aktorë”, shtoi ajo.

“BE është e gatshme të vendosë masa të mëtejshme kufizuese kundër Bjellorusisë për veprimet e saj provokuese kundër shteteve anëtare të BE-së, të tilla si ndërhyrjet në hapësirën ajrore dhe kriminalizimi i migracionit”, theksoi ajo.   /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›