E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontroll pasurive te 50 krere te larte te shtetit

Hetimi ILDKP-ja vendos ne liste Presidentin Kryeministrin zv.kryeministrin

50 zyrtaret me te larte ne vend do ti nenshtrohen kontrollit te plote te pasurise se tyre mes tyre Presidenti Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha dhe zevendeskryeministri Ilir Meta. Lajmin e beri te ditur Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i cili ka firmosur nderkaq urdhrin per nisjen e kontrollit te plote per 50 subjekte ne zbatim te ligjit Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike. Pervec njoftimit per nisjen zyrtare te hetimit ILDKP thekson se pergjate ketij procesi kerkohet edhe ndihma e qytetareve te cilet mund te kene te dhena per abuzim financiar nga ana e drejtuesve me te larte te vendit. Ne kembim te ketij informacioni ILDKP premton edhe ruajtjen e anonimatit te personit i cili denoncon permes nje numri telefoni pa pagese ose nje adrese e-mail-i te vendosur ne dispozicion. Ne kete faze te rendesishme te procesit te kontrollit ILDKP ne funksion te nje hetimi me te plote administrativ per interesat private te zyrtareve kerkon bashkepunimin e medias shoqerise civile dhe opinionit publik te ofroje te dhena mbi pasurite e zyrtareve per te cilat ka dyshime se jane krijuar ne menyre te paligjshme theksohet ne njoftimin e ardhur nga ILDKP. Po keshtu ne menyre te detajuar Inspektorati liston edhe emrat e drejtuesve te larte te cilet do te kalojne ne kontroll te plote per pasurite e fituara. Ne kete liste mungon emri i kreut te PS-se Edi Rama per shkak se atij i ka rene shorti per kontroll te plote te pasurise se tij muaj me pare dhe tashme priten edhe rezultatet e hetimit. Nga ana tjeter ne liste mungon edhe emri i ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ndaj te cilit ka nje muaj qe ka nisur hetimi. Po keshtu ne listen e ministrave nuk figuron as ai i ministres se Integrimit Majlinda Bregu ndaj te ciles po keshtu prej javesh ka nisur hetimi i plote i pasurive te saj. Sipas ligjeve ne fuqi nje here ne dy vjet behet kontrolli i plote i pasurive te te gjithe zyrtareve te larte ne vend. Keshtu pervec drejtuesve te larte politike ne kontroll do te kalojne edhe kreret e larte te gjyqesorit ne Shqiperi dhe zyrtare te tjere te larte. Per te bere hetimin Inspektorati i Larte ka te drejte te shfrytezoje te dhenat e nevojshme ne te gjithe aparatin shteteror e publik dhe ne personat juridike publike e private. Me kerkese te Inspektorit te Pergjithshem bankat e nivelit te dyte dhe subjektet e tjera qe ushtrojne veprimtari bankare dhe financiare ne Republiken e Shqiperise detyrohen te japin te dhena per depozitat llogarite dhe transaksionet e kryera nga personat qe sipas ketij ligji kane detyrimin per deklarim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›