Topalli Parlamenti i ri ndoshta te Piramida po shqyrtojme propozimin

TIRAN- Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli vetem pak kohe pas deklarates se kryeministrit per e ngritjen e nje godine te re parlamentare ka percaktuar nje nga vendndodhjet e mundshme.
Sipas saj ne 100-vjetorin e pavaresise Shqiperia meriton qe te kete nje ndertese te re te parlamentit dhe sipas disa propozimeve mendohet qe parlamenti i ri mund te jete aty ku sot eshte Piramida e njohur dikur si muzeu i diktatorit Hoxha qender kulturore e me pas e futur ne shume plane per transformime rrenjesore.
Deklarata e Topallit u be gjate takimit qe ajo zhvilloi me kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baroneshen Helene Hayman.
Topalli ka pohuar se idene per kete vendndodhje ia kane dhene disa deputete nderkohe qe theksoi se po e shikon me shume interes.
Topalli u shpreh se i ka treguar Baroneshes per zhvillimet e fundit ne Shqiperi per ekonomine situaten politike turizmin. I thashe asaj se kjo eshte nje stine e madhe per vendin tone pasi me ne fund shqiptareve do tu plotesohet endrra per te levizur te lire tha Topalli.