E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia autori i grabitjes dyshohet i semure mendor

Dyshohet se 20-vjecari qe terrorizoi dy dite me pare punonjesit e filialit te bankes Credins ne qender te Tiranes eshte nje i semure mendor. Ne kete konkluzion mesohet se kane arritur punonjesit e policise te cilet kane qene te paret qe kane mundur te kontaktojne me autorin. Sipas burimeve Ajet Marku eshte shprehur se arma me te cilen ka tentuar te grabise parate e bankes eshte e tij qe prej vitit lsquo97 ndersa parate i duheshin per te mbijetuar pasi gjendja e tij ekonomike ishte e rrenuar. Por pavaresisht motiveve te mbetura ne tentative per te grabitur me arme ne qender te Tiranes nje prej filialeve te bankes te survejuara mire edhe nga policia private 20-vjecari Marku do te pergjigjet per nje veper te rende penale sic eshte Tentative per grabitje me arme dhe ajo per Plagosjen e nje punonjesi te bankes. Gjate operacionit ne vendngjarje jane sekuestruar dhe disa gezhoja automatiku qe vertetojne se autori ka shtene me arme ne ajer per te trembur punonjesit e bankes me qellim grabitjen. Burime zyrtare pohuan se ai nuk ka mundur te vjedhe asgje nga arka e bankes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›