E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll zyrave te ARMO-s ne Tirane

21/10/2010Per kontrabanden e naftes Virgin 3 hetues sekuestrojne kontratat e shitblerjes

Ekspertet vene ne skaner rregulloren e brendshme per vitet 2007-20009

TIRANE- Tre hetues te njesise hetimore Task-Force kane zbarkuar dje ne zyrat qendrore te kompanise ARMO qe ndodhet ne kompleksin Gjura ne Porcelan duke sekuestruar dhjetera kontrata qe kjo kompani ka kryer me firmat private per shitjen e naftes Virgine me qellim eksportimin e saj jashte shtetit. Zbarkimi i hetuesve te Tiranes eshte kryer dje rreth ores 1315 ku me nje urdher te posacem ata kane marre me vete nje mori dokumentesh te cilat jane te vlefshme per hetimin e kontrabandes se naftes Virgin qe dyshohet se ka ndodhur gjate viteve 2007-2009 ne Shqiperi. Kontrata qe bejne fjale per shitblerjen e naftes Virgin rregullore te brendshme qe tregojne menyren e kooperimit te shitjes se naftes Vendime te Keshillit te Ministrave si dhe dhjetera letra qe tregojne korrespodencat qe kompania ARMO ka mbajtur me privatet dhe institucionet qeveritare jane administruar tashme ne dosjen hetimore qe njesia antikorrupsion ka hapur pas akuzave te deputetit te LSI-se Dritan Prifti. Burimet prane organit te akuzes i thane gazetes Metropol se eshte shume shpejt te flasesh zyrtarisht nese eshte bere kontrabande nafte apo jo por ato shtuan se per te faktuar nje gje te tille aktualisht po verifikojne te gjitha mundesite e kesaj skeme. Ne nuk po hetojne drejtperdrejt kompanine ARMO por tek kjo e fundit kemi marre dokumente qe do ndihmojne hetimin e nisur per kontrabande pasi realisht ARMO eshte subjekti i vetem ne Shqiperi qe tregton naften Virgin dhe ne kete menyre mund te zbulohen detaje interesante per skemen e shitjes se naftes ne menyre te paligjshme-thane burimet prane Prokurorise se Tiranes. Gjithashtu keto te fundit shtuan se shifrat e shitjes se naftes Virgine do ballafaqohet me shifrat qe do sekuestrohen ne Drejtorine e Doganave nga ku pritet te mesohet nese kompanite private kane kryer abuzime apo jo me naften e blere ne ARMO per qellime importimi. Aktualisht hetimi eshte ne fazen e sekuestrimit te dokumentacionit nderkohe qe paralelisht me keto veprime hetuesit e njesise hetimore Task-Force jane duke marre ne pyetje personat qe kane dijeni lidhur me kontrabanden e naftes Virgine. Ne duart e hetuesve tashme qendrojne dy deshmi te vlefshme ajo e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti i cili beri publike kete afere dhe deshmia e Drejtorit te Pergjithshem te ARMO-s Rezart Taci i cili ka pohuar se ai u ka shitur nafte Virgin dy kompanive private por qe skishte asnje dijeni se ku ishte destinancioni perfundimtar i kesaj nafte. Pritet qe ne ditet ne vazhdim ne Prokurorine e Tiranes te paraqiten zyrtare dhe ish-zyrtare te tjere qe kane drejtuar kompanine ARMO ne periudhen kur kjo e fundit ishte nje kapital plotesisht shteteror. Nderkohe qe ne pyetje do merren edhe zyrtare te Drejtorise se Doganave e institucione te tjera shteterore.

Kulicaj ne Angli

Zv/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj qe eshte planifikuar nga Prokuroria per tu pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni mbi ngjarjen rezulton se eshte larguar nga Shqiperi. Nje fakt i tille konfirmohet nga burime prane policise te cilat thane se zv/drejtori Kulicaj eshte larguar per nje seminar ne Angli. Qendrimi i tij mesohet se do zgjase dhjete dite ku ai eshte i shoqeruar edhe me specialiste te tjere te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe eksperte te larte te Policise se Shtetit.

Kreret e ARMO-s

Hetimet e organit te akuzes mesohet se do shtrihen edhe ne zyrtaret qe kane drejtuar gjate viteve 2007-2009 Drejtorine e Import-Eksportit ne kompanine ARMO. Sipas burimeve kjo drejtori eshte njesia kryesore qe ka kryer tregtimin e naftes virgin me kompanite private por per nje periudhe kohe importimin e ka kryer vete. Pritet qe ne ditet ne vazhdim organi i akuzes te marre ne pyetje drejtuesit e kesaj drejtori e cila rezulton se ka rreth 7 rezervuare nafte ne qytetin bregdetar te Vlores ku dhe ndodhet Petrolifera.

Inspektorati

Drejtues te Inspektoratit Qendror Teknik pritet te japin shpjegime pasi rezulton se nga analizat qe ata kane kryer ne dhjetera karburante kane konstatuar se ne permbajtje te naftes qe ndodhej ne depozitat e tyre kishte dhe perqindje te larte nafte virgine. Prokuroria tha se ne IQT do sekuestroje dokumentacionin me qellim per te mesuar lidhur me rezultatet negative qe kane gjetur inspektoret e IQT ne pikat e karburantit qe tregtojne nafte ne Shqiperi. Hetimi do shtrihet edhe ne grosistet e tregtimit te naftes me pakice.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›