E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne gjykate tutoret e prostitutes se pleqve

21/10/2010Prokuroria publikon fakte se si kusherinjte shfrytezuan minorenen 15 vjece

Pazari tek liqeni niste nga 500 leke e perfundonte tek 1500

TIRANE- Nje minorene 15-vjecare nga Durresi eshte shfrytezuar si prostitute nga tre persona te cilet e kane detyruar te kryeje marredhenie seksuale me pleqte qe rrine ne zonen e liqenit Tirane. Minorenia me inicialet M.H kryente marredhenie me personat e moshes se trete Pensionistet kundrejt shumave prej 500 deri ne 1500 leke te reja. Si tutore te saj Prokuroria per Krime te Renda ka arrestuar tre persona qe jane te pandehurit Bledar Uka Dritan Uka dhe Taulant Taka. Fillimi i ketij procedimi eshte iniciuar mbi bazen e kallezimit te bere ne organet e ndjekjes penale nga babai i te demtuares M.H. Si rrjedhoje e kushteve te renda ekonomike ne familjen e saj shtetasja M.H. gjate muajve maj-qershor 2010 dilte dhe kerkonte para ne forme lypjeje pasagjereve qe hynin dhe dilnin nga porti i trageteve ne qytetin e Durresit. Pikerisht ne nje nga ditet kur lypte tek porti i trageteve kjo shtetase eshte takuar dhe me pas eshte njohur me te pandehurin Bledar Uka kusheririn e tij Dritan Uka si dhe shtetasin Taulant Take dhe ky me origjine nga qyteti i Lezhes. Pasi jane njohur me njeri-tjetrin shtetasi Bledar Uka i ka propozuar ta merrte me vete ne qytetin e Tiranes shtetasen M. H. me qellim qe te jetonin te dy se bashku ne Tirane. Per nje veprim te tille te kryer nga Bledari kane qene dakord dhe dy shoket e tij Dritan Uka dhe Taulant Take. Ne muajin qershor 2010 shtetasja M.H. eshte marre ne banesen e saj ne qytetin e Durresit nga shtetasit Bledar Uka Dritan Uka dhe Taulant Taka me qellim trafikimi. Pasi eshte marre ne qytetin e Durresit ku banonte kjo shtetase eshte trafikuar ne qytetin e Tiranes jashte vullnetit te saj dhe me pas eshte detyruar te ushtroj prostitucion ne vendin e quajtur kodrat e Liqenit Artificial Tirane si dhe pas Pallatit te Kultures ne vendin qe njihet Gropa e Hajdin Sejdise. Gjate periudhes qe e kane mbajtur ne Tirane te tre personat e kane detyruar shtetasen M.H. te dilte dhe te lypte ne semaforet e kryqezimeve kryesore te Tiranes. Parate te cilat i fitonte kjo shtetase i mbante dhe i mblidhte shtetasi Bledar Uka. Nga personat qe e kane trafikuar e vecanerisht nga Bledar Uka eshte ushtruar ndaj shtetases M. H. dhune psikike dhe fizike me qellim detyrimin e te demtuares per te ushtruar prostitucion me qellim fitimi.

E. Qyno

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›