Trafikoi klandestinen per 1200 euro kapet

Kakavije 21 tetor NOA - Si rezultat i perforcimit te masave ne pikat e kalimit kufitar forcat e policise kufitare te Kakavijes kane kryer arrestimin ne flagrance te nje personi per trafik klandestinesh.
Sic ato konfirmojne per agjencine e Lajmeve NOA fjala eshte per 25-vjecarin Besmir Hoxha lindur dhe banues ne Fier i cili drejtonte automjetin tip Honda me targa greke YXE 2471 dhe eshte paraqitur ne sportel me dokumentet e tij dhe te dy pasagjereve qe kishte ne makine per te marre vulen e daljes.
Ne kete automjet mesohet se udhetonin edhe xhaxhai i tij Nafiz Hoxha dhe njera qe iu prezantua si bashkeshortja e Nafiz Hoxhes.
Nga verifikimi i bere nga ana e punonjesve te policise kufitare te Kakavijes te dokumentacionit te bashkeshortes se Nafiz Hoxhes rezultoi se ajo qe ishte ne makine dhe ishte prezantuar me emrin e bashkeshortes nuk ishte ajo ne te vertete por nje grua me inicialet L.K nga Fieri.
Pas konstatimit te ketij fakti Nafiz Hoxha ka dale nga makina dhe eshte larguar me vrap nga territori i kufirit te Kakavijes duke i shpetuar ndjekjes se policise ku ende vijon puna per kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nafiz Hoxha ne bashkepunim me nipin e tij Besmir Hoxha do te ndihmonin per te kaluar kufirin kundrejt fitimit 1200 Euro gruan me inicialet L.K. me anen e dokumentave te bashkeshortes se Nafiz Hoxhes me ngjashmeri te fotografise.
Menjehere eshte bere arrestimi ne flagrance i Besmir Hoxhes per vepren penale te Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit si dhe eshte bere shpallja ne kerkim e xhaxhait te tij Nafiz Hoxha.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32755-trafikoi-klandestinen-per-1200-euro-kapet-ne-kufititleTrafikoi klandestinen per 1200 euro kapet theme blue nickagjencianoa