Kontrolle në Kukës ndaj subjekteve të prodhimit dhe tregtimit

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për mjedisin dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në qarkun Kukës ushtruan kontrolle në dy subjekte private, në kuadër të verifikimit të zbatimit të standardeve ligjore dhe teknike të aktivitetit.
Kontrollet u zhvilluan në një subjekt që ushtron aktivitet në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve inerte, si dhe në një subjekt të tregtimit me pakicë të produkteve ushqimore dhe joushqimore.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë inspektimeve u verifikuan dokumentacioni përkatës, zbatimi i procedurave ligjore, kushtet e ushtrimit të aktivitetit, si dhe përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve të kërkuara.
Procesi i inspektimit u mbikëqyr nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili monitoroi respektimin e procedurave nga trupat inspektuese, dokumentimin e kontrolleve dhe zbatimin korrekt të standardeve profesionale në terren.
Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, monitorimi synon forcimin e transparencës, rritjen e llogaridhënies dhe garantimin e zbatimit të njëjtë të procedurave ligjore gjatë inspektimeve.
1 nga 7/r.e/a.f/