E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në Shkodër/ Policia Rrugore njofton për 1981 masa të marra ndaj shkeljeve

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, duke qenë e pranishme 24/7 për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Policia Rrugore njofton se monitorimet bëhen me pajisje moderne logjistike, të loguara dhe të paloguara, për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve.

Në njoftim, theksohet se gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 15 të tjerë për shkelje të Kodit Rrugor, ndërsa janë vendosur gjithsej 1981 masa administrative, duke përfshirë:

  • 120 për mosvënien e rripit të sigurimit;

  • 66 për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

  • 16 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

  • 45 për drejtim nën efektin e alkoolit;

  • 244 për tejkalim të normave të shpejtësisë;

  • 267 për parakalime të gabuara;

  • 724 për ndalim ose qëndrim të gabuar;

  • 89 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

  • 410 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat, të shmangin përdorimin e celularit dhe drejtimin nën efektin e alkoolit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›