E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në plazhet e Durrësit dhe Rrogozhinës për lirimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi deri në Rrogozhinë po vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e përdorimit të hapësirave publike të plazhit dhe respektimin e rregullave të përcaktuara për sezonin turistik veror.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje në përdorimin e këtyre hapësirave dhe janë marrë menjëherë masat e nevojshme për rikthimin e ligjshmërisë.

“Mbrojtja e bregdetit si pasuri publike mbetet një prioritet, duke garantuar rregull e siguri, respektim të ligjit dhe akses të barabartë për të gjithë. Këto veprime synojnë forcimin e shtetit të së drejtës dhe një sezon plazhi në përputhje me interesin publik”, tha Gonxhja.

Mbrojtja e bregdetit mbetet një prioritet i institucioneve përgjegjëse, duke synuar krijimin e një mjedisi të rregullt, të sigurt dhe të aksesueshëm për qytetarët dhe turistët. Zbatimi i ligjit dhe garantimi i të drejtës së përdorimit të hapësirave publike janë pjesë e masave për një sezon turistik sa më të mirorganizuar.

Përmes këtyre kontrolleve synohet forcimi i standardeve në administrimin e vijës bregdetare, shmangia e abuzimeve me hapësirat publike dhe garantimi i një ekuilibri mes zhvillimit të aktiviteteve turistike dhe interesit publik.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›