E Diel, 1 Nëntor 2026

Endrit Thaçi takon Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi sot kryeministrin Edi Rama si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën.

Endrit Thaçi ndau në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në postimin e tij, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se kryeministri Rama ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›