E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle të befasishme në burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe lëndë narkotike

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon kontrollet e befasishme në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimit Penal (IEVP), me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në vijim të kontrolleve për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.

Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.

“Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›