E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolli i armatimeve - Marreveshja nderkombetare vitin tjeter

Pas gjashte vitesh bisedime te veshtira duket sikur komuniteti nderkombetar ka arritur nje sukses te vogel per marreveshjen nderkombetare te armeve. Anetaret e Komisionit te Kombeve te Bashkuara per carmatimin rane dakord diten e premte 15.7. ne Nju Jork per te prezantuar vitin e ardhshem nje dokument i cili duhet te nenshkruhet nga vendet anetare.

Thelbi i ketij dokumenti eshte te siguroje qe te mos shiten arme te cilat do te perdoren per shkeljen e te drejtave te njeriut dhe per shkeljen e te drejtes nderkombetare. Me e rendesishmja eshte qe marreveshja te jete e detyrueshme dhe e gjithanshme duke perfshire importin eksportin dhe transferimin e te gjitha armeve konvencionale. Deri tani kane ekzistuar ligje nderkombetare per armet atomike por jo per armet konvencionale.Bildunterschrift Kina SHBA- rivale

Tanku gjerman

Megjithate nuk eshte e sigurt se eksporti i 200 tankeve gjermane ne Arabi Saudite do te mund te pengohej nga nje pakt i tille. Edhe menyra e dhenies se lejes e bere pa zhurme para pushimeve te veres nuk tregon transparence te madhe nderkohe qe transparenca eshte kushti baze per marreveshjet nderkombetare te armeve.

Tregtia e planifikuar e tankeve prestigjoze gjermane ka shkaktuar ne Gjermani nje debat te ashper per kufizimet kombetare te armatimeve. Ne raportin aktual te armatimit te qeverise gjermane thuhet bdquoPer te gjitha kerkesat per te marre lejen per eksportin e armeve vendoset ne cdo rast me vete pas nje vleresimi te kujdesshem te argumentave te politikes se jashtme te sigurise dhe te te drejtave te njeriut. Ne fakt ne te perfshihen te gjitha kriteret qe vlejne per marreveshjet nderkombetare.

Biznes fitimprures

Jo vetem Gjermania edhe vende te tjera eksportuese te armeve si Franca Britania e Madhe apo Italia duhet te plotesojne kriteret e tregtite se armeve. Keshtu per shembull Britania e Madhe i ka shitur nder te tjera arme te vogla kanistra karburanti dhe automjete te vogla te armatosura shteteve si Libia Bahrejni Jemeni Siria dhe Arabia Saudite lexohet ne nje raport te parlamentit britanik te muajit prill. Per Francen dhe Italine nuk ekzistojne njoftime te tilla. Thene shkurt megjithe ligjet kombetare per eksportin e armeve dhe megjithe rregullat e vendosura ne nivel evropian per eksportin e armeve armet vazhdojne te shiten shpesh sipas kriterit te interesave ekonomike.

Autore Helle Jeppesen/ Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›