E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Exit ne Novi Sad

Festivali Egzit perfundoi ne oret e mengjesit diten e hene 11.07.2011 ne keshtjellen e Petrovaradinit nje nga objektet me te rendesishme historike dhe kulturore te Novi Sadit Vojvodines dhe Serbise. Organizateoret e kenaqur thone se kryeqyteti i Vojvodines Novi Sadi per dite te tera ishte pjese e botes. Kete qytet vizituan te rinjte nga shume vende te Evropes Juglindore por edhe nga vende te tjera te Evropes e madje edhe nga Kanadaja bdquoNjerezit ketu jane shume te kukjdesshem dhe miqesor. Me te vertete ishte kenaqesi te jesh ketu... thote njeri prej vizitoreve. Vizitore ne kete festival tradicional kishte madje edhe nga Australia e larget Dikush me ka thene se patjeter duhet te vizitoje kete festival. Kam rezervuar biletat dhe kam ardhur thote nje e re australiane.

Megjithate numri me i madh i te rinjve qe vizituan Novi Sadin dhe Vojvodinen ishte nga vendet e ish-Jugosllavise dhe si gjithmone deri tani nga Britania e Madhe. Festivalin e sivjetem Egzit e kane vizituar me shume se 170.000 vete vleresojne organizatortet. Ata kane pasur mundesine te degjojne dhe shikojne me shume se 600 grupe muzikore dhe kengetare te njohur nga rajoni dhe mbare bota. Koncerte jane zhvilluar ne 20 vende te ndryshme.Bildunterschrift Festivali Exit ne Novi Sad

Egzitin e ka vizituar edhe Stasha Vukadinoviq qe ne fakt edhe nuk dote ishte e rendesishme sikur ajo te mos ishte vizitori i dy milionte i ketij festivali tradicional. Ajo eshte shperblyer me bileta per dhjete festivalet e ardhshme.

Ne kete festival nuk kane munguan as politikane te cilet shprehen te kenaqur me ecurine e festivalit. Keshtu shprehet edhe kryeministri i Vojvodines Bojan Pajtiq bdquoEgziti dergon sinjale dhe mesazhe jashtezakonisht pozitive nga vendi yne ne Evrope dhe ne bote. Ai ndikon edhe ne permiresimin e imazhit te Serbise ne bote pohon Pajtiq.

Te kenaqur ishin edhe shume vizitore vendore. bdquoPer mua eshte kjo dicka me e bukur qe kam perjetuar dhe kam pare ne jete. Ketu kam perjetuar nje metamorfoze totale thote njeri prej tyre. Por jo te gjithe jane te kenaqur pamase.

bdquoMe pelqen por para shtate-tete vitesh me ka pelqyer me shume. Mbase kjo ka te beje edhe me faktin qe atehere kam qene pak me e rehellip thote nje vizitore ndersa nje tjeter shton

bdquoKjo eshte super Egziti eshte gjithmone super

Egziti paraqet ne fakt tani per Vojvodinen dhe Serbine me shume se vetem nje festival te rendomte. Ne kuader te tij eshte zhvilluar edhe nje panair i organizatave joqeveritare nder te cilat ishin edhe perfaqesuesit e Amnesty International te cilet kane mbledhur nenshkrime per mbeshtetjen e aksionit Kulmi mbi koke eshte e drejte e secilit njeri. Aksioni eshte organizuar ne shenje mbeshtetjeje te romeve te cilet prej autoriteteve zhvendosen me dhune nga shume rajone te Serbise. Bildunterschrift Festivali Exit ne Novi Sad

Ne kete festival mbajten koncerte grupet dhe kengetaret si Portishead Pulp Jamiroquai Bad Religion Nick Cave Darkewood Dub Atheist Rap Jinx dhe te tjere. Ne kete festival kane ndihmuar me pune vullnetare mbi 1.250 persona.

Organizatoret jane shume te kenaqur me ecurine. Rajko Bozhiq pohon se Egziti paraqet nderkohe nje levizje dhe jo vetem nje festival te rendomte.

bdquoEnde besoj ne mundesine qe ne ne Serbi te krijojme nje vend ku mund te argetohesh mire sikur ne vendet tjera ku gjerat funksionojne si duhet...

Por natyrisht atje ku ka shume rini dhe muzike ka dhe alkohol e madje edhe droge. Autoritetet e sigurise kane njoftuar disa here gjate javes se kane arrestuar shume persona nga Serbia dhe vendet tjera per shkak te konsumimit te alkoholit dhe droges. Megjithate festivali ne pergjithesi kaloi pa incidente serioze.

AutorDinko Gruhonjiq/BahriCani

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›