E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duel i forte

Pia Sundhage eshte nje grua qe flet qarte. E pyetur para turneut se ku do te ndodhet me 17 korrik trajnerja suedeze e ekipit amerikan u pergjegj e vendosur Ne Franfkurt ne stolin e trajneres. Dhe keshtu ndodhi. Ajo do te zere vend ne stadiumin Arena te Franfkurtit dhe do te perpiqet qe me ekipin e saj te marre titullin kampion te tretin pas 1991 dhe 1999. Por gjate rruges drejt objektivit te saj Sundhage ka humbur pak nga siguria. Ne ekipin amerikan sundon respekt i madh per lojtaret japoneze Mua me ka bere pershtypje te madhe si luajne ato.

Bildunterschrift Ekipi amerikan Por jo vetem Sundhage e gjithe bota e futbollit ferkoi syte ku pa japonezet te gjata mesatarisht 164 metra qe te nxirrnin njera pas tjetres nga kampionati dy ekipe favorite. Ne cerkefinale Gjermania mikpritese e kampinatit u demoralizua me nje ndeshje pothuajse pa gabime dhe me nje kundergjuajte vendimtare ne kohen shtese. Edhe suedezet nuk u ndien me mire kur ne fund te gjysmefinales demostruan taktike. Japonia ishte para kampionatit nje ekip i cili ka dale pese here nga kampionati qe ne fazen e grupeve dhe qe nuk ka deshmuar suksese te medha. Por qe prej ketij Kampionati Boteror Japonia eshte ekipi me i madh i futbollit nderkombetar te grave.

Norio Sasaki - truri i suksesit japonez

Pjesa me e madhe e suksesit i takon nje burri Norio Sasaki-t trajnerit te kombetares japoneze dhe trurit te taktikave te famshme te ekipit. Qe para Kampionatit Boteror ai pati thene se objektivi i ekipit te tij eshte te marre titullin nje sjellje kjo jotipike per zakonet japoneze. Shume vete qeshen por Sasaki dhe grate e tij bene rrugen e tyre kryesisht fale disiplines se taktikes se mahnitshme. Loja japoneze perbehet nga zhvendosja e shkathet dhe intensivve e pjeseve te ndryshme te ekipit perballe lojes qe bejne kundershtaret te cilat pengohen aq shume saqe bejne dikur patjeter nje gabim. Pikerisht kete gabim shfrytetojne japonezet shpesh me ftohtesi per te fituar si ndaj Gjermanise ashtu edhe ndaj Suedise.

Bildunterschrift Gjysmefinalja Japoni- Suedi

Nje rol te rendesishem luan edhe Homare Sawa e cila ka shenuar deri tani kater gola. Ajo thote se per te fitorja e ekipit eshte me e rendesishme se shansi qe ka per tu bere golashenuesja me e mire e kampionatit. Jashte fushes ajo i ben vezhguesit qe te qeshin sepse qendron gjate nje konference shtypi ne kembe per te mos bere pis vendin sepse eshte krejtesisht e djersitur.

Wambach Finalja nuk eshte e mjaftueshme per ne

Qendrime te tilla te sjellshme jane te huaja per sulmuesen amerikane Abby Wambach. Ajo ka qene golashenuesja e trete me e mire e ekipit te saj ne dy kampionatet e fundit dhe vlereson se pervec titullit cdo gje tjeter do te ishte zhgenjyese. Ne mund te kapercejme te gjitha pengesat qe ndodhen perpara. Finalja nuk eshte e mjaftueshme. Ne e kemi bere gjysmen e punes thote Wambach.

Autor Joscha Weber/ Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›