Kontrolli i listave te zgjedhesve debate ne KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi gjatë mbi raportet e 2 auditeve per problematiken e listave zgjedhore. Audituesi Dashamir cali i propozuar nga PS thotë se rreth 1190 persona janë mbi 100 vjeç, nderkohe qe numri i dublimeve shkon ne 65 mije raste në listat zgjedhore. Audituesi Genti Malko i propozuar nga PD paraqiti nje situate me pozitive me listat e zgjedhesve. Sipas tij numri i dublimeve është 43 mijë. Shifra të ndryshme dy audituesit japin edhe për qendrat e votimit jashtë kufijve ligjorë. Por këto rezultate ndryshojnë dhe nga ato zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sipas zëvendësministrit Ferdinad Poni, sa i përket dublikimeve, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile figurojnë 4800 të tilla.