E Diel, 1 Nëntor 2026

“TAP një ndër komponentët e parë të Korridorit të Jugut”

14-02-2013 / Gazeta 55

Komisioneri i BE për Energjinë përshëndet marrëveshjen trepalëshe për TAP-in

Komisioneri i BE për Çështjet e Energjisë Gunther Oettinger mirëpret firmosjen e marrëveshjes për projektin TAP nga Shqipëria, Greqia dhe Italia.
“TAP është ndër komponentët e parë të korridorit të Jugut që synon lidhjen direkte të BE me burimet e pasura të rajonit të Kaspikut”, thekson Oettinger.
Komisioni Europian vlerëson se marrëveshja e firmosur midis Italisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë është një hap esencial për përgatitjen e gazsjellësit TAP, duke ofruar kuadrin ligjor të nevojshëm për ndërtimin e këtij gazsjellësit. Komisionarit Oettinger ka nënvizuar, se kjo marrëveshje ofron një sërë angazhimesh të ndërmarra në këtë kuadër nga të tre vendet nënshkruese dhe garanton që Italia, Greqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Ndërkohë, dje në Athinë është firmosur marrëveshja trepalëshe mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për zbatimin e projektit TAP.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›