Noka: E vërteta e kontratës së PD-së me kompaninë amerikane
16/06/2010 Zbardhet kontrata mes PD-së dhe “BKSH & Associates”
“Kontrata e paguar nga të ardhurat e partisë dhe kuotat e anëtarësimit”
Partia Demokratike ka hedhur kategorikisht poshtë mundësinë që kontrata e saj me kompaninë amerikane “BKSH & Associates” të jetë nënshkruar nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Sekretari Organizativ i PD-së, Flamur Noka, ka deklaruar dje prerazi për “Metropol” se kjo kontratë është nënshkruar prej tij, si përfaqësues i PD-së dhe Presidentit të kompanisë Scott Pastrick, në funksion të lobimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Noka cilëson se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama kanë trilluar, shpifur dhe manipuluar, me qëllimin e vetëm mbulimin e skandalit të madh që ka prekur këtë forcë politike nga nënshkrimi i kontratës për interesa të PS-së me një kompani tjetër amerikane, nga një zyrtar i Bashkisë së Tiranës. “Ky është një trillim i Edvin Ramës (fakti që kontrata e PD-së është nënshkruar nga Fatos Nano) dhe i stafit të tij, të cilët e bëjnë këtë për të mbuluar skandalin e madh të tyre, ku e para firmos Bashkia në emër të partisë dhe e dyta paguhet me paratë e taksapaguesve të Tiranës lobimi për interesa të partisë dhe kundër interesave të vendit”, ka nënvizuar Noka. Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike thekson se kontrata e nënshkruar në shkurt të vitit 2009, në selinë e PD-së në Tiranë, ka pasur për qëllim dhënien e kontributit të forcës më të madhe politike në mazhorancë, për anëtarësimin e vendit në NATO. “PD-ja disponon marrëveshjen origjinale mes PD-së, përmes sekretarit Organizativ Flamur Noka dhe kompanisë përkatëse të lobingut amerikan të nënshkruar nga zoti Patrik, që është presidenti i kompanisë. Kontrata është nënshkruar më 2 shkurt 2009 dhe qëllimi i kontributit ka qenë që krahas Qeverisë, edhe PD-ja të japë kontributin e saj që kjo kompani të lobojë për pranimin e Shqipërisë në NATO. Kontrata është nënshkruar në Tiranë, në selinë e PD-së”, ka thënë ai. Noka shprehet se ndërkohë që PD-ja ka nënshkruar këtë kontratë për të mirën e vendit, kontrata e PS-së është një kontratë që ka tentuar të nxijë realitetin e Shqipërisë. Në lidhje me burimin e parave që i janë dhënë kompanisë amerikane “BKSH & Associates”, sekretari Organizativ i PD-së sqaron se gjithçka është transparente dhe paratë vijnë nga të ardhurat e partisë dhe kuotat e anëtarësimit në parti. PD-ja është shprehur zyrtarisht se kryesocialisti Rama kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit dhe të një afere që implikon zhdukjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interes të PS-së.