E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli normal eshte i nevojshem - Reagimi i Brukselit ndaj planeve te qeverise kosovare

Fjala eshte per zbatimin e marreveshjeve per vulat doganore e arritur gjate raundit te fundit te dialogut mes Beogradit dhe Prishtines thote Maja Kocijani zedhenesja e shefes se diplomacise evropiane. Qellimi yne eshte qe marreveshja e arritur te zbatohet ne praktike. Kjo eshte nje marreveshje per te cilen kane rene dakord si Beogradi ashtu edhe Prishtina. Ajo me tu zbatuar do te kete menjehere ndikim pozitiv ne terren.

Si do te vendoset normaliteti

Edhe gjate raundit te gjashte te dialogut ne Bruksel ne fillim te ketij muaji pala serbe theksoi se marreveshja e re per vulat doganore ne asnje menyre nuk paragjykon statusin ose funksionimin e kalimeve kufitare Jarinje dhe Brnjak ku per Beogradin eshte absolutisht e papranueshme e ashtuquajtura dogana e Kosoves. Nga ana tjeter delegacioni i Prishtines njoftoi qe atehere se ne zbatimin e marreveshjes do te perfshije me kapacitete te plota kontrollin ne te gjitha kalimet duke perfshire edhe ato te jashtme Jarinje dhe Brnjak.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Do te vendosin serbet serish bllokada ne 16 shtator Marreveshja e arritur ne mes KFOR-it Prishtines dhe Beogradit ne gusht ne baze te se ciles ruajtja e kufijve behet nga trupa nderkombetare e mbrojtjes skadon me 15 shtator. Ne Bruksel as zyrtaret dhe as analistet nuk duan te spekullojne per rezultatin e mundshem te zbatimit te marreveshjes se re.

Duke theksuar se Kosova eshte territor doganor unik Kocijani shton Qellimi yne eshte te forcojme sundimin e ligjit dhe kjo do te jete ne te mire te gjithe njerezve qe jetojne ne Kosove.

Misioni evropian ne Kosove EULEX ka informuar zyrtaret serbe ne veri te Kosoves se nuk do te kete kthim ne gjendjen e para 25 korrikut dhe se pas 16 shtatorit ne te gjitha vendkalimet do te futet kontrolli i plote doganor

Kontrolli normal eshte i nevojshem per te krijuar nje sistem normal per te luftuar krimin dhe per te mbrojtur160 komunitetin. Detajet se si mund te jete jane akoma ne zhvillim perfundoi Maja Kocijani.

Autor Marina Maksimovic/Angjelina Verbica

Redaktoi Eliana Xhani

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›