E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolli teknik i makines qe prej 6 shtatorit drejtuesit do te paguajne me shume

Qe nga gjashte shtatori per te kryer kontrollin teknik te makines do te paguhet me shume. 

Nga 1800 qe eshte aktualisht per nje veture vlera shkon ne 1960 leke. 

Ne fillim te muajit Ministri i Transporeteve ka firmosur urdhrin qe rrit te gjitha tarifat per kolaudimin e mjeteve qe qarkullojne ne vendin tone. 

Ne Shqiperi qarkullojne perafersisht 450 mijë mjete transporti, rreth 350 mijë janë vetura, pra mjete me 4+1 vende. Pjesa me e madhe jane ne kryeqytet ku per kryerjen e kolaudimit ne dispozicion te tyre eshte nje pike e vetme. 

Kolaudimi eshe nje nje procedure e detyrueshme nga e cila cdo mjet duhet te kaloje nje here ne vit. Nese një makinë nuk e kalon testin e kontrollit teknik rikthehet brenda 1 muaji. Ne kete rast aplikohen tarifa te përgjysmuara. 

Kur rikontrolli parashikon përdorimin e pajisjeve të kontrollit teknik, tarifa për t’u paguar do të jetë 40% e tarifës fillestare për rikontrollin e parë dhe 50% e tarifës fillestare për të gjitha rikontrollet e mëvonshme. 

Ndërsa për makinat që kanë mangësi në sinjalistikë, tarifat janë sa 20% e tarifës fillestare. 

Në rast se pas një muaji nga data e kontrollit, drejtuesi I mjetit nuk paraqitet për rikontroll pagesa e kolaudimit bëhet e plotë. 

Sipas udhëzimit te ministrit rritja e tarifave është bërë në zbatim të kontratës koncesionare. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›