E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes reagon per komunitetin rom

Bashkia e Tiranes reagon per komunitetin rom. Me ane te nje deklarata per mediat Bashkia shpreh keqardhjen për ate qe ajo e quan përdorimin politik që po i bëhet prej disa ditësh problemit të komunitetit rom. “Pasi kanë përfituar qindra, mijëra euro në emër të këtij komuniteti, këta persona prej ditësh po i keqpërdorin politikisht disa anëtarë të komunitetit rom, për të fshehur abuzimet e tyre dhe për t’i ikur përgjegjësive ligjore dhe morale” thuhet ne deklaraten e Bashkise. Ndersa theksohet se ajo vete e ka trajtuar me prioritet problematikën e komunitetit rom duke ngritur zyren anti-diskriminim, dhe trajtuar kërkesat me bonus strehimi dhe përfitimin e kredive me interesa të buta për strehim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›