E Diel, 1 Nëntor 2026

Konuzin: Vendimi i GJND-së do ndikojë në Kosovë

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drjetësisë do të ketë ndikim në Kosovë. Kështu është shprehur ambasadori rus në Beograd Alexander Konuzin në lidhje me vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës.

"Shpresojmë që vendimi të krijojë kushtet për bisedime rreth statusit dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për të gjitha palët e rëndësishme", ka deklaruar ai.

Diplomati rus shtoi se një numër vendesh presin opinionin e GJND-së përpara se të marrin një vendim lidhur me njohjen e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›