E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenarë të ndryshëm për ndarjen e Kosovës

Rreth çështjes së rirregullimit territorial ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, prej shumë vitesh diskutohet pas dyerve të mbyllura. Këto diskutime janë të pranishme veçanërisht në Serbi, por fshihen nga opinioni- ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sabine Freizer, drejtoreshë e GNK-së për Evropën.
Freizer ka thënë se kohëve të fundit, duket se ka interes më të madh, veçanërisht në Beograd, që kjo çështje të hapet dhe që për të, të bisedohet kur të fillojnë bisedimet teknike me përfaqësuesit e Kosovës. Sipas saj, ekzistojnë qarqe në Serbi që mendojnë në këtë drejtim.

"Në mesin e atyre që kanë këto ide, ka propozime të ndryshme - disa angazhohen që Serbia të marrë veriun e Kosovës si kompensim për njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit. Disa të tjerë angazhohen që të bëhet këmbim i territoreve, gjatë të cilit Serbia do të merrte veriun, ndërsa Kosovës do t'i jepej një pjesë e Luginës së Preshevës. Pra, qarkullojnë skenarë të ndryshëm, për të cilët diskutohet në Beograd dhe ndoshta më pak në Prishtinë, por këto janë vetëm ide të hedhura që qarkullojnë dhe jo ndonjë plan i rrumbullakuar", ka shtuar ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›