Obama nominon Kim për kreun e Bankës Botërore

Jim Yong Kim
Barak Obama ka kandiduar Jim Yong Kim si kreun e Bankës Botërore duke befasuar të gjithë. Kim, me kombësi amerikane që ka lindur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, është fizikat dhe figurë e spikatur e shëndetit botëror.
Prej vitit 2009 është president i kolegjit Dartmouth ndërsa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në departamentin e HIV/Aids në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Nominimi i tij është surprizë pasi këtë detyrë zakonisht e merr dikush me njohuri të gjera ekonomike dhe eksperiencë politike.
Për këtë post ishte hamendësuar se mund të kandidohej Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton apo Sekretari i Thesarit Timothy Geithner.
Jim ka vërtet një eksperiencë globale, kjo e bënë atë ideal për këtë post, është shprehur Obama. Nuk besoj se Banka Botërore mund të ketë një kandidat më të mirë.
Dy kandidatë të tjerë për këtë post janë Ngozi Okonjo-Iueala, ministër i Financave në Nigeri dhe Jose Antonio Ocampo, ish-ministër i Kolumbisë.
Gjithëmonë, kreu i Bankës Botërore i ka shkuar kandidatit të SHBA-së ndërsa organizata tjetër simotër FMN ka shkuar gjithnjë për kandidatët Europianë. Pas dorëheqjes së Dominique Stras Kahn si kreu i FMN-së, vendet jo-Evropianë tentuan ta zëvendësonin por SHBA dhe Evropianët u rreshtuan pas kandidaturës së Kristine Lagarde. Për zgjedhjen e kreut të Bankës Botërore tani SHBA ka nevojë për mbështetjen e vendeve Evropiane. /F.S/