E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e LSI miratohen ndryshimet ne statut dhe programi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur Konventën Kombëtare zgjedhore, në të cilën janë miratuar ndryshimet në statut dhe platforma elektorale e kësaj partie për zgjedhjet parlamentare të 2013.  Kreu i LSI-së Ilir Meta, ka vlerësuar ndryshimet në statut për barazinë gjinore dhe uljes së moshës së anëtarësimit në këtë forcë politike. Ai theksoi se ndryshimi në statut mundësuan zbritjen e moshës së anëtarësimit nga 18 në 16 vjeç, çka sipas tij, është e drejtë e motivuar për një forcë të së ardhshmes, që bazën e ka tek rinia. Zoti Meta, ka vlerësuar si një arritje maksimale vendimin për të garantuar një barazi gjinore në LSI. Në këtë Konventë, delegatët kanë diskutuar mbi një sërë çështjet, të cilat lidheshin jo vetëm me çështje të brendshme partiake, por edhe angazhimet e LSI-së për zgjidhjen e një sërë çështjesh, me të cilat përballet qytetari shqiptare. Gjatë punimeve të Konventës gjithashtu pritet të miratohen ndryshimet në dy dokumente bazë të funksionimit të LSI-së, statuti dhe program i kësaj force politike.
Mesazhet e delegatëve Risi jo vetëm në organizim dhe konceptim, por mbi të gjitha në mesazhet që u përcollën, në përfaqësim dhe në vizion. Kështu e vlerësojnë delegatët Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shumë prej tyre, konsiderojnë se pjesëmarrja nga të gjitha trojet kombëtare, i kanë dhënë kësaj Konvente një domethënie thellësisht shqiptare. Përfaqësimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në strukturat më të larta vendimmarrësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, flet qartë për orientimin e kësaj force politike drejt hapjes ndaj politikave që vetë të rinjtë ndërmarrin. Ata theksojnë se është një privilegj që të jenë pjesë e LSI-së, pasi fjala e tyre dëgjohet. Lëvizja Socialiste për Integrim ka mblodhi Konventën Kombëtare Zgjedhore, forumin më i lartë, në të cilin u votua për të zgjedhur Komitetin e ri Drejtues, si dhe ndryshimet në statut dhe program. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›