E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ kundër lirimit të anëtarit të KQZ: Cënohet autoriteti

TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar sot në lidhje me procedurat e nisura për zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së që i përket LSI.

Nëpërmjet deklaratës së z. Thoma Melo, PBDNJ falënderon përfaqësitë ndërkombëtare në vendin tonë për këshiilat ëe dhëna, duke mbështetur qëndrimet e tyre se autoriteti i KQZ-së nuk duhet të cenohet.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, falënderon përfaqësuesit e Bashkimit Evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE -së, në vendin tonë, për vëmendjen e kushtuar dhe këshillat e dhëna, për mos cenimin e autoritetit të KQZ-së dhe humbjen e besimit të votuesve në zgjedhjet e 23 Qershorit. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i konsideron ato kontribut të çmuar për respektimin e shtetit ligjor, për funksionimin e një demokracie të shëndetshme dhe domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të pakontestueshme të 23 Qershorit”, thuhet në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›