Ferguson: Chelsea, jo aq i mirë

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e vlerëson ekipin e Jose Mourinhos kur portugezi ishte te Chelsea si ekip më të fortë se sa ekipi aktual i Roberto Di Matteos.
“Unë nuk do të thosha se ky është ekipi më i fortë i Chelseat. Ktheni kohën te ekipi i Mourinhos, ata ishin kompakt dhe të vështirë për t`u mposhtur”.
“Ajo ishte periudha e artë e Didier Drogbas, John Terry dhe Lampard ishin më të rinj. Lampard shënonte nga 30 gola prej mesfushës, tani nuk e bën më kurrë. Ata ishin ekip vërtet i fuqishëm, i vështirë për t`u mposhtur dhe i pamëshirshëm para portës”, ka thënë Ferguson.