Konvoji ushtarak libian “futet në Niger”

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “”Reuters” e cila citon burime ushtarake franceze dhe të Nigerit, të cilat kanë mbërritur në qytetin në shkretëtirë të Agadez-it të hënën.
Konvoji libian përbëhet nga 200 deri në 250 mjete ushtarake dhe përfshin oficerë nga batalionet e Libisë jugore. Me shumë mundësi, para se të hynin në Niger konvoji ushtarak ka kaluar në Algjeri.
Burime nga ushtria e Nigerit, theksuan se shumë libianë, përfshirë edhe luftëtarë të Muamar Gadafit kanë kaluar kufirin duke kërkuar strehim në vend.
Burimi francez bëri të ditur se Muamar Gadafi dhe i biri, Saif Al-Islami, mund t’i jenë bashkuar konvojit gjatë rrugës për Burkina Faso. /Start/F. P/
2011-09-06 09:43