E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore ne Shqiperi - Jo vetem rregulla te mira por zbatim korrekt i tyre

DW Reforma zgjedhore Z. Markert eshte ne krye te rekomandimeve te BE dhe Keshillit te Europes per Shqiperine qe jane te shqetesuara per situaten e krijuar ne procesin e numerimit te votave ne zgjedhjet e fundit lokale. Keshilli i Europes i ka kerkuar Komisionit tuaj te jape opinionin e tij per permiresimet e mundshme ne Kodin dhe praktiken zgjedhore te Shqiperise. Cilat jane kompetencat e Komisionit te Venecias lidhur me legjislacionin dhe proceset zgjedhore

Thomas Markert Komisioni i Venecias eshte organi kryesor keshillimor per ceshtjet zgjedhore i Keshillit te Europes. Ky komision u jep ne menyre sistematike mbeshtetje per legjislacionin zgjedhor se bashku me OSBE-ne dhe ODIHR-in kryesisht vendeve ne Europen Qendrore dhe Lindore por edhe vendeve te tjera si Mbreteria e Bashkuar apo Norvegjia. Lidhur me praktikat zgjedhore ekspertet e Komisionit te Venecias japin rregullisht mbeshtetje Komisioneve Qendrore te Zgjedhjeve dhe marrin pjese ne takimet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per ceshtjet zgjedhore.160

DW Cila ka qene mbeshtetja qe Komisioni i Venecias i ka dhene Shqiperise per legjislacionin dhe proceset zgjedhore

Thomas Markert Komisioni i Venecias ka dhene opinione te pergjithshme per legjislacionin zgjedhor te Shqiperise qe nga fillimet e viteve 90- te. Kontributi me i fundit i takon vitit 2009.160 Ky komision ka realizuar edhe treinime te ndryshme dhe ekspertet e tij kane asistuar KQZ te Shqiperise ne situata te veshtira ku me e fundit i takon zgjedhjeve lokale te 8 majit te ketij viti.

DW Ne kontributet e meparshme te Komisionit te Venecias a jane permbushur rekomandimet tuaja nga faktoret politike vendas

Thomas Markert Autoritetet shqiptare kane marre parasysh rekomandimet tona te meparshme dhe prandaj legjislacioni zgjedhor i Shqiperise eshte ne pergjithesi ne perputhje me standartet europiane. Problemi kryesor ne Shqiperi eshte qendrimi sjellja e kandidateve me njeri tjetrin. Ky eshte nje problem qe lidhet me kulturen e njerezve dhe eshte tipar i demokracive te reja sic eshte edhe demokracia ne Shqiperi. Nuk eshte e mjaftueshme te kesh rregulla te mira por ti zbatosh ato me korrektesi.

DW fare mbeshtetje dhe ekspertize mund te jepni per te shmangur ne zgjedhjet e ardhshme situaten shqetesuese dhe problemet qe dolen ne zgjedhjet e fundit lokale

Thomas Markert Mbeshtetja per te permiresuar legjislacionin dhe praktiken zgjedhore ne Shqiperi iu kerkua komisionit te Venecias nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes. Mendoj se kjo ishte nje nisme e tij pas diskutimeve qe ai pati me BE lidhur me situaten qe pasoi diten e zgjedhjeve lokale te 8 Majit ne Shqiperi. Komisioni i Venecias nuk u perfshi ne periudhen qe pasoi diten e zgjedhjeve pasi vendimet do te merreshin nga Kolegji Zgjedhor qe eshte nje organ i drejtesise nje organ gjyqesor. Dhe Komisioni i Venecias nuk mund te nderhyje ne procedurat gjyqesore nese kjo nuk i kerkohet nga Kolegji Zgjedhor. Prandaj ne nuk reaguam ne ate rast.

DW Ne cilat dispozita apo pjese Kodi Elektoral i Shqiperise ka nevoje te permiresohet160

Thomas Markert Kodi Elektoral i Shqiperise ashtu si thashe me lart eshte ne pergjithesi ne perputhje me standartet europiane. Por mendoj se eshte e nevojshme te behen adaptime te tjera per t iu pergjigjur situatave te vecanta dhe per te qartesuar j me tej disa rregulla duke marre ne konsiderate zgjedhjet e fundit lokale dhe ato te meparshmet zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Gjithsesi eshte heret per te thene qe tani se cilat do te jene dispozitat qe kerkojne permiresim. Ajo qe mund te them tani eshte qe perberja dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore dhe procesi i numerimit te votave jane ato pjese ku duhen bere adaptime dhe per te cilat Komisioni i Venecias do te shprehe opinionin e tij.

DW Kur dhe si160 Komisioni i Venecias do te jape sugjerimet e tij per kryerjen e reformes zgjedhore

Thomas Markert Mandati yne eshte te sugjerojme permiresime ne legjislacionin dhe ne procesin zgjedhor pra ne praktike. Ekspertet e Komisionit te Venecias kane filluar te studiojne dokumentat e ndryshme lidhur me zgjedhjet e 2009 dhe ato lokale te 8 majit. Me pas ne Shqiperi do te vije nje delegacion i Komisionit te Venecias ka te ngjare te vije aty nga gjysma e dyte te Tetorit per te identifikuar problemet dhe pare se cfare zgjidhjesh jane te mundshme. Me 16- 17 dhjetor Komisioni i Venecias do160 te paraqese dhe do te argumentoje opinionet e tij lidhur me permiresimet qe i duhen bere Kodit Zgjedhor te Shqiperise. Pas kesaj varet nga pala shqiptare per te realizuar rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga Komisioni i Venecias. Por eshte shume e rendesishme qe procesi te jete perfshires dhe i mbeshtetur ne nje konsensus te gjere politik.

DW160 A keni shpresa apo argumenta Z.Markert se konsensusi politik i munguar per nje kohe te gjate do te arrihet

Thomas Markert Jam i ndergjegjshem se konsensusi politik ne Shqiperi eshte shume i veshtire. Dhe kjo eshte edhe arsyeja pse organizma160 nderkombetare si Komisioni i Venecias perfshihen por ne fund te fundit arritja e tij mbetet ne dore te aktoreve politike vendas. Komisioni i Venecias mezi pret per te dhene kontributin e tij ne progresin demokratik ne Shqiperi. Komisioni i Venecias dha kontributin e tij ne adaptimin e Kushtetutes ne 1998 qe mendoj se perben nje nga sukseset e medha te Komisionit te Venecias. Ne shpresojme qe ky komision do te kontriboje ne permiresimin e Kodit Zgjedhor dhe te klimes politike ne Shqiperi.

DW A ka nevoje te ndryshohet Kushtetuta per te realizuar permiresimet per te cilat po flisni

Thomas Markert Do te ishte e parakohshme nese do te thuhej kjo tani. Mund te kete disa zgjidhje qe kerkojne amendimin e Kushtetutes por per momentin ne do te shohim Kodin zgjedhor praktiken zgjedhore dhe jo Kushtetuten.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›