E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia, fund marrëdhënieve tregtare me Izraelin

Në prononcimin e parë që prej marrjes së vendimit për dëbimin e ambasadorit izraelit, Erdoan theksoi se do të ndërpresë të gjitha “marrëdhëniet tregtare dhe ushtarake, përfshirë edhe ato të industrisë së mbrojtjes” me Izraelin. Kryeministri turk theksoi se ky proces do të pasohet nga masa të tjera.

Turqia ka vendosur me 2 shtator që të dëbojë ambasadorin izraelit në vend pasi Izraeli ka refuzuar vijimësisht të kërkojë ndjesë për vrasjen e nëntë turqve në flotiljen e lirisë.

Izraeli ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve por nuk pranon të kërkojë falje. Erdogan e cilësoi sot sulmin si “barbari” dhe akuzoi Izraelin se po sillet si “djalë i llastuar” në rajon./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-06 13:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›