E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kooperativa Krusha grate thyejne traditen shekullore

Grate ne fshatin Krushe e Madhe te Kosoves fshat qe humbi pothuajse tere meshkujt gjate luftes po dalin tani kunder tabuve shekullore duke bere pune qe tradicionalisht i benin meshkujt. Nje grup te rejash kane mesuar si te perdorin traktoret dhe te punojne token duke ngritur kooperativen e pare bujqesore qe perbehet vetem nga gra.

Fahrie Hoti ishte vetem 28 vjece kur bashkeshorti i saj se bashku me 225 burra te fshatit u vrane nga forcat serbe. Ajo ngeli vetem me dy femijet vajzen 3-vjecare dhe djalin tre muajsh. Ne fshat rreth 500 femije mbeten jetime. Fahrijes iu desh te punonte per te mbajtur familjen. Me vone ajo dhe grate e tjera te ve ne fshat u bashkuan dhe krijuan kooperativen bujqesore Krusha.

Atyre iu desh te luftonin me paragjykimet qe nuk i lejojne grate te merren me biznes ose te dalin pa burrat ne vende publike.

Per mentalitetin tone rural ne Kosove eshte shume e veshtire per nje grua qe ka humbur bashkeshortin te udheheqe nje familje apo nje biznes. Gjerat jane pak me ndryshe ne Krushe pasi njerezit ketu i kuptojne rrethanat. Nje grua e ve qe punon kujdeset per familjen dhe per edukimin e femijeve ketu shikohet si nje shembull i mire.

Grate ketu etiketojne dhe paketojne kavanoza me turshi dhe speca te kuqe qe jane nje prodhim tradicional vendas.

Kooperativa Krusha eshte e njohur ne Kosove. Produktet e saj behen mbi bazen e recetave tradicionale dhe kompania ka krijuar nje emer te mire.

Planet tona dhe endrra jone eshte qe te konkurrojme me kompanite e medha thote Pranvera Spahiu drejtore e kooperatives Krusha.

Tani per tani kjo firme i shet produktet e saj permes rrjeteve te supermarketeve ne Kosove duke perfshire edhe Prishtinen por mundesia e eksportit jashte duket gjithnje e me reale. Nder te tjera Krusha prodhon ajvar organik produkt jashtezakonisht popullor ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›