Ratko Mlladic del sot perpara gjykates se Hages

Ish komandati i ushtrise serbo-boshnjake gjenerali Ratko Mlladic perballet me 11 akuza mes tyre akuzat per genocid krime lufte dhe krime kunder njerezimit ne nje gjyq qe nis sot ne gjykaten e Kombeve te Bashkuara ne Hage.
Ish komandanti 70 vjecar akuzohet per urdherimin e masakres ku gjeten vdekjen rreth 8 mije burra e djem ne qytetin e Srebrenices si dhe per rrethimin e pergjakshem te kryeqytetit boshnjak Sarajeve ne fillim te viteve 1990.
Ratko Mladic ushtarak karriere u pergatit ne akademine ushtarake te Ushtrise Popullore Jugosllave ne Beograd. Kur Jugosllavia nisi te shperbehet ne fillim te viteve 1990 ai mori komanden e forcave ushtarake serbo boshnjake kur ata nisen luften per nje shtet te ndare serb.
Masakra e Srebrenices u krye ne vitin 1995 kur mijera civile ishin grumbulluar ne nje zone te percaktuar nga Kombet e Bashkuara si nje zone e sigurt per ta. Duke mos respektuar vendimin e Kombeve te Bashkuara trupat serbo-boshnjake grumbulluan rreth 8 mije burra e djem dhe i masakruan ata pergjate disa diteve. Varre masive u gjeten me vone ne zonen perreth.
Mbas luftes Ratko Mladic u kthye ne Beograd ku disa eksperte besojne se ai mbrohej dhe mbeshtetej nga presidenti i asaj kohe Slobodan Miloshevic. Por mbas arrestimit te Miloshevicit ne vitin 2001 dhe trasferimit te tij ne Hage Mlladici nisi te jetonte ne fshehtesi.
Ai u arrestua ne majin e vitit te kaluar thuajse tre vjet me vone arrestimit te udheheqesit politike te Bosnjes gjate luftes Radovan Karaxhicit. Ekspertet thone se Ratko Mlladic duhet te kete pasur mbeshtetje mes ushtrise serbe dhe sherbimeve sekrete qe arriti te shmangte arrestimin e tij per disa vite.
Gjykata e Kombeve te Bashkuara ka ngritur akuzat ndaj tij dhe aleatit te tij Radovan Karaxhic qe ne vitin 1995.