Koordinohen për liberalizim të vizave dhe MSA-në
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja e Integrimeve Vlora Çitakum takojnë zëvendësshefin e EULEX-it për të koordinuar aktivitetet për takimin e radhës të Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i shoqëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, sot kanë pritur në takim zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparks, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkërendimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe për bashkërendimin e punëve lidhur me liberalizimin e vizave dhe të marrëveshjes për stabilizim-asocim.
Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në këtë takim u koordinuan aktivitetet finale për takimin e radhës të Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit, i cili mbahet me 27 korrik.