Kopenhagë, çelet sot konferenca për klimën
Përfaqësues nga 195 vende do të negociojnë deri më 18 dhjetor për një marrëveshje të re ndërkombëtare për klimën, e cila duhet të zëvendësojë protokollin e Kiotos, afati i të cilit përfundon më 2012.
Objektivi është të reduktohen emetimet e gazrave të dëmshme të efektit serrë për të kufizuar ngrohjen e planetit. Në fazën vendimtare përfundimtare të konferencës pritet të marrin pjesë edhe kryetarë të shumtë shtetesh dhe qeverish, ndër të tjerë Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, u shpreh optimist se konferenca do të prodhoj një marrëveshje.