E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopenhagen, arrestohen 300 protestues

Më shumë se 300 persona janë arrestuar nga policia e Danimarkës gjatë protestës që u zhvillua në Kopenhagen, ku po mbahet samiti i klimës.

Policia e Danimarkës tha se afro 30 mijë persona demonstruan sot në qendër të Kopenhagenit, duke bërë thirrje që pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare të arrijnë marrëveshje për parandalimin e ngrohjes globale.

Disa protestues gjuajtën me tulla dhe thyen dritaret në qendër të qytetit.

Policia tha se ka arrestuar afro 300 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›