E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Ora News: Kemi dhënë 20 mln Euro për firmat e rrugëve

Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi shprehet optimist për meremetimin e shembjes në tunelin e Kalimashit. I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Olldashi tha se nuk është e largët dita që ky tunel do funksionojë normalisht. Ndërkohë, lidhur me debatin për prishjen e pallatit 12 katësh në qendër të Tiranës me pronësi Ilir Matën, Olldashi publikoi një radhë me shkresa që sipas tij, vërtetojnë që shkeljet janë hapur të kundërligjshme, duke shtuar se është i vendosur që ky pallat të shkatërrohet. Ndërkohë lidhur me ankesat e disa firmave që nuk janë paguar pavarësisht punëve që kanë kryer ndaj projekteve të qeverisë, Olldashi tha se pak ditë më parë është bërë një pagesë e konsiderueshme. Olldashi komentoi edhe ligjin e ri të anti-mafias, sipas të cilit, shteti do të sekuestrojë çdo pasuri të çdokujt që nuk e justifikon pavarësisht vendimeve të gjykatës. Olldashi e quajti këtë normale derisa të ardhurat dhe ekonomia e një personi që kryen krim të organizuar, janë shumë më të rëndësishmë se sa disa vite burg që e dënojnë gjykatat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›