E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopertina provokuese për Obamën: I pari president gay

Share

Revista e njohur Newsweek ka publikuar sot kopertinën e edicionit të radhës, ku shfaqet presidenti amerikan, me një aureolë ngjyrë ylberi, ndërkohë që poshtë lexohet Presidenti i parë gay.

Revista e lajmeve po përdor deklaratat e Obamës për të etiketuar presidentin e martuar dhe me dy fëmijë.

Kjo duket një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar shitjet.

Aq më tepër që rivalja e tyre, revista Time, kishte së fundmi një kopertinë po ashtu shumë të debatueshme, ku dukej një nënë që ushqente me gji fëmijën e saj 3 vjeç.

Revista vlerëson se deklarimi i presidentit Obama pro martesave homoseksuale ka qenë i kalkuluar. Deklarata e tij ka gjetur kritika, por edhe lavdërime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›