E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e Berluskonit ishin një tubim prostitutash

Share

Një nga të ftuarat në festat bunga bunga të Silvio Berluskonit ka rrëfyer përpara gjykatës në Itali se kishte mbetur e shokuar.

Melania Tumini, 26 vjeç, i përshkroi këto takime në vilën e Berluskonit në gusht të vitit 2010 si një tubim prostitutash.

Vajzat i lejonin vetes që të prekeshin nga kryeministri, tha ajo.

Disa nga vajzat ishin me veshje infermieresh, të tjerat me uniforma policie.

Gjithmonë thosha se duhet të shkoja në banjo ose të pija një cigare sepse isha e shokuar dhe e turpëruar nga ajo që shihja.

Nicole Minetti, një ish- shoqe e Tuminit, është nën akuzë se rekrutonte femra për festa, ndërkohë që vetë Berluskoni akuzohet se paguante për seks me një minorene.

Nicole Minetti ne seancen gjyqesore

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›