Gati ilaçi që do ju pengojë të deheni me alkool
Share
Doktorët janë duke testuar një ilaç që do e pengojë alkoolin që të dehë njerëzit.
Kërkuesit besojnë se ilaçi Iomazenil, i marrë përpara pijes, mund të ulë efektet negative të alkoolit në tru.
Testimet në një simulator do të përcaktojnë nëse ilaçi i bën pijanecët më të sigurt në timon.
Rezultatet e një studimi pilot kanë zbuluar se ata që marrin Iomazenil përpara pijes, frenojnë më shpejt dhe nuk futen në korsitë e gabuara.
Por kërkuesit e Universitetit të Jelit në SHBA nuk duan të krijojnë një ilaç që thjesht do u mundësojë njerëzve të pinë sa më shumë. Ata thonë se qëllimi është të shpëtojnë jetë njerëzish. Ndërkohë ilaçi do reduktojë edhe dëmin në mëlçi dhe organe të tjera.