E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopja i "ha kokën" Presidentit hungarez

Shmit i zgjedhur Presidenti i Hungarisë në vitin 2010, tha se “problem im personal e ndan popullin tim të dashur më shumë se e bashkon atë”.

“Është detyra ime t’i jap fund shërbimit tim dhe të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit”, tha ai para Parlamentit. Javën e kaluar, Universiteti “Semmelweis” në Budapest i hoqi titullin e marrë në vitin 1992 Presidentit, pasi u vërtetua se pjesë të mëdha të tezës së tij të doktoraturës ishin të kopjuara ose të përkthyera nga tekste të tjera pa i cituar.

69-vjeçari Shmit ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 1968 dhe 1972 në skermë.

Ai ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Spanjë nga viti 1993 në vitin 1997 dhe si Ambasador i Hungarisë në Zvicër nga viti 1999 në vitin 2002.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-02 13:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›