E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bill Klinton flet për zgjedhjet e 2012-ës dhe 2016-ës

Gjatë paraqitjes në emisionin "Good Morning America" në “ABC”, Klinton tha se me shumë gjasa Mit Romni do ta ketë të vështirë të bashkërendojë pozicionet që ka marrë gjatë zgjedhjeve primare me pozicionet që do të marrë në vjeshtë kundër Obamës.

Klinton tha se “Rombi ka një betejë të ndryshme nga imja. Beteja ime ishte me një karakter. Ne kurrë nuk na është dashur ta ndryshojmë pozicionin nga zgjedhjet primare në ato të përgjithshme”.

I pyetur nëse Obama mund të argumentojë se amerikanët janë tani më mirë se ishin katër vjet më parë, siç ka argumentuar vetë në vitin 1996, Klinton tha se nëse Obama nuk mund ta thotë këtë, atëherë është pasoje e “kolapsit financiar të vitit 2008, para se Baraku të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë”.

Bill Klinton tha se Obama mund të pohojë se “ne kemi vendosur një dysheme nën recensionin dhe nuk kemi lejuar që ai të kthehet në depresion”.

I pyetur nëse bashkëshortja e tij, Hillari Klinton, do të kandidojë për Presidente të SHBA-ve në vitin 20016, Bill tha “nuk e di. Gjithçka varet nga ajo. Jam i kënaqur që po vjen në shtëpi. Më ka munguar. Kalojmë mirë së bashku. Ajo dëshiron të vijë në shtëpi dhe të ulë presionin”.

“Besoj që ajo është absolutisht e sinqertë me ju kur thotë se nuk mendon të rikthehet në politikë. Nëse ajo vjen në shtëpi dhe ne e kthejmë këtë në themel për pjesën tjetër të jetës, unë do të jem i lumtur. Nëse ajo ndryshon mendje dhe vendos të garojë, unë përsëri do të jem i lumtur. Por, mendoj se kjo është vite drite larg”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-02 16:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›