Korabi mund Elbasanin, Flamurtari e Apolonia ndahen në paqe

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me katër ndeshje të vlefshme për javën e 6-të. Korabi ka arritur të mposhtë në shtëpi Elbasanin e vendit të dytë me rezultatin 2-1. Mziu zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë, ndërsa Paplekaj dyfishoi në fundin e pjesës së parë. Elbasanasit ngushtuan diferencën në minutën e 57-të, K.Kasa ekzekutoi një goditje këndi, e cila çuditërisht përfundoi në rrjetë pas një rrëmuje në zonën e dibranëve.
Me këtë fitore dibranët ngjiten në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Elbasani mbetet në 13 pikë në vendin e dytë.
Sfida mes Apolonisë dhe Flamurtarit është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa Burreli ka arritur të mposhtë Besën me rezultatin 4-1. Vora ka arritur të triumfojë në transfertë përballë Luzit me rezultatin 1-0.