Koralet, ja arsyet që po i çojnë drejt zhdukjes
Për tre nga katër specie koralore, kjo zonë është e vetmja shtëpi e disponueshme, që dalëngadalë po shkatërrohet nga pasojat e ngrohjes globale. Rritja e temperaturave dhe aciditetit të deteve po ndryshon format dhe ngjyrat e një bukurie që është krijuar përgjatë miliona viteve. Është kjo arsyeja që alarmi i konferencës botërore të oqeaneve nis që këtu, në trekëndëshin koralor që shtrihet mes Indonezisë Lindore, Filipineve, Malajzisë, Papua Guineja e Re, të ishujve Solomone, të Timor-Leste. Edhe pse kjo zonë përbën vetëm 1 për qind të sipërfaqes së tokës, aty jetojnë më shumë se 30 për qind të barrierave koralore të të gjithë botës, rreth 76 për qind e llojeve koralore të pranishme në të gjithë planetin dhe 35 për qind të llojeve të peshkut që jetojnë në barrierat koralore. Për rreziqet e biodiversitetit dhe vlerën natyrore të kësaj zone as që mund të diskutohet. Por, për herë të parë WWF(Word Wildlife Fund) ka bërë disa analiza mbi efektet sociale të shkatërrimit të ambientit. "Nëse nuk ndalohen shkaqet e ndotjes, fëmijët tanë do të shohin të shkatërruara thesaret biologjike të trekëndëshit koralor brenda këtij shekulli. Po ashtu do të ulet mundësia për të ndryshuar gjendjen ku ndodhemi për shkak të administrimit të keq të resurseve natyrore", deklaroi Ove Hoegh-Guldberg, i Universitetit të Queenslandit dhe njeriu në krye të analizave të WWF-së që hartoi raportin mi trekëndëshin koralor në rrezik. "Varfëria do të rritet, do të ulet siguria ushqimore dhe miliona njerëz do të duhet të braktisin vendbanimet rurale dhe bregdetare për shkak të humbjes së shtëpive, ushqimit dhe fitimit duke përfunduar në qytetet më të afërta dhe shtete të tilla si Australia dhe Zelanda e re". Trekëndëshi koralor ka nisur të ndryshojë që në kohën e pasluftës dhe brenda 40 vjetësh janë shkatërruar më shumë se 1 e treta e koraleve. Megjithatë, kolapsi përfundimtar i ekosistemeve do të vendoste në rrezik ekuilibrin ku mbështetet jeta e 100 milionë njerëzve dhe një ekonomie që vlen 14 miliardë dollarë. Është një kërcënim i rrezikshëm në të gjitha aspektet, duke nisur para së gjithash nga tregtia e peshkut që kap një xhiro prej 3 miliardë dollarësh në vit për gjashtë vende. Pastaj "minon" turizmin që është një burim i rëndësishëm fitimi, sepse në nivel botëror barrierat koralore vlejnë 9.6 miliardë dollarë. Po ashtu vë në rrezik sigurinë fizike, siç ndodhi me cunamin e 26 dhjetorit të 2004-ës që goditi në një mënyrë vdekjeprurëse zonat e privuara nga mbrojtja e tyre natyrale. Barrierat koralore dhe rizofarët reduktojnë rreth 90 për qind impaktin e dhunshëm të valëve.
Kështu, edhe pse bota nënujore vazhdon të jetë një "parajsë" e pazbuluar që mbart nën vete miliona mistere, ajo është "hapësira" më e rrezikuar e rruzullit tokësor. Është quajtur ndryshe edhe "Amazona e oqeaneve", pasi vazhdon të jetë si një pyll i madh me lagështirë, kasaforta e biodiversitetit, banesa që ka ruajtur për shumë shekuj pasurinë e saj. Bota nënujore, e cila është më shumë se 6 mijë metra e thellë, e cilësuar si "bodrumi i krijimit", edhe pse shkenca e teknologjia kanë përparuar jashtëzakonisht shumë, është ende mbretëria e misterit për njerëzimin.
Por tani nuk është më e vështirë që të bësh zbulime në det. Sa herë që nën dete apo oqeane zhyten robotë dhe telekamera, gjithçka është ndryshe dhe duket një botë e mrekullueshme. Deri në mes të viteve ‘60 mendohej se humnerat ishin një kënetë vdekjeprurëse. Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ekspeditat me nëndetëse kanë treguar se bota nënujore është plot jetë. Por tashmë shumë korale rrezikojnë të shndërrohen në struktura të zbehta dhe inerte: të vdekura. Alarmi vjen edhe nga NASA, që duke kryqëzuar informacionet e mbledhura deri tani, si edhe 1700 imazhe të përfituara nga sateliti Landscape 7, ka ndërtuar "Millenium Coral Reef Mapping Project", një hartë botërore të barrierave koralore. Duke iu referuar kësaj pune sistematike të bërë deri më tani, situatat nuk janë shumë optimiste: të paktën 2% e barrierave koralore gjenden brenda mjedisit, ku ndikimi i aktivitetit të jetës njerëzore është i kontrolluar. Pjesa më e madhe e këtyre ekosistemeve të gjalla, por shumë delikate, që ngjajnë si një fidanishte në det, vazhdojnë të jenë të ekspozuara nga kërcënimet e shkatërrimit sistematik, nga përdorimi i eksplozivëve për peshkim dhe në fund të fundit edhe nga asfiksimi i ngadaltë i ndotjes. Ndër të tjera, sipas kërkuesve të NASA-s, edhe në vendet ku presioni i opinionit publik arrin të krijojë një normativë të mirë të mbrojtjes, jo gjithnjë rezultatet janë të kënaqshme: në shumë raste mbrojtja vjen vetëm në letra (ndërkohë që numri i vendeve bregdetare të mbrojtura rritet, niveli i vërtetë i mbrojtjes mbetet i ulët); në të tjera zona mbikëqyrja është shumë e vogël për të siguruar një mbrojtje efikase të qenieve që gjenden rreth këtyre ekosistemeve.
"Problemeve tradicionale tashmë i është shtuar edhe kërcënimi i ngrohjes globale, i lidhur ngushtësisht me efektin serrë", kujton drejtori shkencor në WWF. "Ngrohja globale është duke krijuar acidifikimin e oqeaneve, e cila reflektohet në mënyrë shumë të rëndë në gjendjen e barrierave koralore. Sipas të dhënave nga UNEP-i, (Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedisin) rreth 20% e tyre tashmë janë të humbura, 24% të tjera janë në rrezik të vazhdueshëm të kolapsit dhe 26% të tjera janë të kërcënuara nga fundi i ngadaltë. Me pak fjalë, 2/3 e barrierave koralore janë shkatërruar ose rrezikojnë të vdesin përgjithnjë".
Nga 255 mijë kilometrat katrorë të barrierave koralore, 92 mijë prej tyre janë të përqendruara në juglindje të Azisë, ku masa e shkatërrimit ka kapur 38%. 63 mijë të tjera i përkasin Australisë dhe ndodhen në një nivel të mirë mbikëqyrjeje (masa e shkatërruar: 2%). Rreth 27 mijë janë në ishujt e Paqësorit në veriperëndim (masa e shkatërrimit 2%). 19 mijë të tjera ndodhen në Azinë e Jugut (masa e shkatërrimit është shumë e lartë: 45%). 17 mijë në Detin e Kuq (masa e shkatërrimit është 4%). Përveç ngritjes së temperaturave dhe mënyrës së paligjshme të peshkimit, një tjetër shkak shumë i rëndë për shkatërrimin e barrierave koralore është rritja gjithnjë e më e madhe e përbaltjes (turbullimit të ujërave), e cila i heq transparencën dhe pengon rrezet e diellit dhe ul kapacitetin e fotosintezës së algave, që jetojnë në brendësi të koraleve, duke u dhënë ngjyrë atyre.
Rreziqet ekonomike të zhdukjes së koraleve
Më shumë se një e treta e koraleve janë shkatërruar në 40 vitet e fundit
Kolapsi i ekosistemeve do të vinte në rrezik një ekuilibër ku mbështetet jeta e 100 milionë personave
9.6 miliardë dollarë është vlera e lidhur me turizmin e barrierave koralore