Punë e rrezikshme në Moskë
Tanya Lokshina nuk u nis ta vinte jetën e saj në rrezik si fushatë-bërëse për të drejtat e njeriut në Rusi. Para një dekade, ajo punonte mbi studimet për gradën e lartë shkencore në letërsinë krahasuese, në Universitetin Brandeis në Waltham Massachussets, SHBA, duke krahasuar Bulgakovin dhe Molierin. Për të fituar ca para më shumë dhe duke shfrytëzuar rrjedhshmërinë e saj në gjuhën ruse e angleze, ajo filloi një punë për katalogimin e arkivave të Andrei Sakharovit, që atë kohë ishin të vendosura në Brandeis.
Dhe Lokshina, 35 vjeçe, e gjeti veten sërish në Moskën e saj, ku ka lindur, si zëvendësdrejtoreshë e "Human Rights Watch". Ajo që nisi si rastësi është bërë një profesion, edhe pse Lokshina nuk është aq mendjemadhe sa ta thotë këtë. "Nuk mund të jetë vetëm një punë", thotë ajo gjatë një vizite në Uashington. "Kur ka njerëz që po vdesin përreth teje dhe disa nga këta janë miq, nuk është thjesht vetëm një punë".
Ndërsa administrata e Obamës po përgatitet për një samit në Kremlin, gjatë korrikut, natyra e regjimit rus dhe mundësia për një bashkëpunim konstruktiv me të është çështje për t‘u debatuar. Pesimistët theksojnë se regjimi është më i padepërtueshëm se kurrë, të jashtmit as nuk e dinë nëse Presidenti Dimitri Medvedev ka pushtet të vërtetë, ndërsa ushtria e tyre ilegalisht po pushton pjesë të Gjeorgjisë fqinje. Optimistët thonë se deklaratat e fundit zyrtare tregojnë një gatishmëri për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Sinjalet janë tërësisht të përziera", pajtohet Lokshina. Nga një anë, thotë ajo, ka qenë një "vit i tmerrshëm". Vrasja, në janar, e mikut të saj Stanislav Markelov, 34-vjeçar, një avokat për të drejtat e njeriut, dhe e një reporteri të ri që ishte me të; rrahja në mars e aktivistit për të drejtat e njeriut Lev Ponomarev, 67 vjeç; vrasjet në Vjenë dhe Dubai të kundërshtarëve të udhëheqësit të Çeçenisë, i cili është i vendosur nga Kremlini; shtypja e vazhdueshme e mediave të lira dhe organizatave civile, gjykimet politike të biznesmenëve, të cilët e kanë kundërshtuar regjimin; e gjitha kjo bën që situata të duket "absolutisht katastrofave". "Jashtë kontrollit", shton ajo.
Në anën tjetër, thekson Lokshina, Medvedevi ka formuar një këshill për të drejtat e njeriut, i ka dëgjuar seriozisht shqetësimet e këtij grupi dhe ka premtuar se do ta ndryshojë ligjin, i cili është përdorur për të mbyllur dhe kontrolluar grupet aktiviste. Askush nuk e di nëse Presidenti, ndryshe nga ish-presidenti dhe Kryeministri i tanishëm, Vladimir Putin, gëzon ndonjë autoritet. Por, Lokshina thotë: "Do t‘ia jepja atij përfitimin e dyshimit, tani për tani... Është e rëndësishme që ai ta zbatojë retorikën e tij, e cila është shumë e mirë". Ndërsa presidenti i atëhershëm po shkelte shumë e më shumë liri, administrata e Bushit ishte së pari e pavëmendshme, e pastaj e pafuqishme. Për shkak të Guantanamos dhe abuzimeve të lidhura me të, Lokshina thotë se "askush nuk pyeste se ç‘mund të bënte SHBA-ja. Pozita e lartë ishte humbur, e bashkë me të, edhe ndikimi".
Drejtimi i ri i Obamës, thotë ajo, e ka ndryshuar ekuacionin. Rrahja e Ponomarevit ndodhi në ditën e takimit të Obamës me Medvedevin, në Londër, dhe "ishte jashtëzakonisht e rëndësishme"
që Obama ta vendoste ngjarjen në axhendën e tyre. Regjimi rus kujdeset për imazhin e tij jashtë shtetit, ndaj nëse Obama dëshiron, ai mund të ketë ndikim mbi të drejtat e njeriut dhe mbrojtësve të tyre.
"Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është, jo duke i dhënë mësim Medvedevit, por duke e ngritur atë, ashtu si do ta bënte një partner me tjetrin", thotë Lokshina. Ajo foli me Markelovin, një natë para se ai të vritej. Kur një mik e thirri ditën tjetër për t‘i treguar se avokati ishte vrarë në rrugë, ajo nuk mund ta besonte. "Vetëm qesha. Ai ka qenë një vit më i ri se unë, kishte dy fëmijë të vegjël, shumë i gjallë, plot jetë", thotë ajo. "Njeri të tillë nuk mund ta imagjinosh në një arkivol". E pyetur nëse vrasja e tij ia rriti ndjenjën e rrezikut, Lokshina ngurron. ‘Human Rights Watch‘ ka marrë masa sigurie; ajo mund të udhëtojë jashtë shtetit; njerëzit që punojnë për organizata më të vogla, ruse, pa përkrahje nga jashtë, janë shumë më të rrezikuar. Por, ajo pranon: "Kushdo që punon në çështjen e abuzimit të të drejtave të njeriut në Rusi... është pjesë e një grupi të rrezikuar".
Vrasja e Markleovit, ashtu si vrasja e secilit gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, të vrarë në epokën e Putinit, mbetet e pazgjidhur. A ishte urdhëruar nga nivelet e larta apo u ndërmor nga një agjent i nivelit të ulët, i përzier në njërën nga fushatat apo proceset gjyqësore të Merkelovit? Askush nuk e di. Një aktivist tjetër, tani vonë, më tha se ky ishte dallimi më i madh, madje edhe prej ditëve sovjetike, kur asnjë agjent i KGB-së nuk do të guxonte të vepronte me kokën e tij. Tani njerëzit ndihen keq, thuajse nuk ka kujt t‘i ankohen. Je vetëm. Dhe e gjitha kjo është një arsye më shumë për Obamën që t‘ia kujtojë homologut të tij se, Lokshina dhe shokët e saj, të vdekur e të gjallë, nuk janë harruar.