Parada e xhinseve
Çfarë kanë të përbashkët Kate Hudson dhe Britney Spears? Natyrisht kanë pasur ish të dashur Justin Timberlake, por ndoshta edhe pantallonat. Gjithsesi, shumë vajza xhinset e momentit i kanë pagëzuar me emrin "i dashuri", por në fakt janë edhe pantallonat e preferuara të të gjitha yjeve hollivudiane. Ja cilat janë modelet e kësaj pranvere dhe ku duhet të bazoheni
Veshja që të gjithë pa përjashtim kemi në gardërobën tonë dhe që na shpëtojnë në mijëra situata janë xhinset. Lindën si një veshje pune, por me kalimin e kohës u bënë aq të kërkuara saqë 100 vitet e fundit kanë evoluar duke u "ngjitur" nëpër pasarela e duke arritur një vlerë mbi njëmijë euro.
Historia e tyre është shumë e vjetër. Fillimisht kanë qenë simbol i "Far West" (Perëndimit të Largët) dhe ëndrrës së madhe amerikane, falë kontributit të markave historike si "Levis", "Lee", "Denim" dhe "Wrangler". Edhe Xhuzepe Garibaldi i vishte xhinset, madje i quante "uniforma e gjenovezëve".
Në vitet ‘20, xhinset filluan të përdoreshin në Amerikë si veshje sportive. Në vitin 1935 u prezantua xhinsi i parë për gra dhe në 1943-shin Harper‘s Bazar fotografoi një përparëse xhinsi për të treguar se është aq komode, sa mund të përdoret edhe në kuzhinë. Xhinsi arriti në Evropë nga ushtarët amerikanë dhe shumë shpejt u imponua falë kinemasë hollivudiane dhe ikonave të filmave "western". Në vitet ‘50, xhinset u bënë uniforma e të rinjve rebelë dhe protestues: në Amerikë xhinsi u ndalua të vishej në shkolla, ndërsa lejohej të përdorej vetëm në kinematografi nga aktorë të mëdhenj. Sërish gjatë atyre viteve në disa teatro dhe restorante ndalohej hyrja e atyre personave që vishnin xhinse, jo për ndonjë fakt elegance, por sepse kështu ishin rregullat, pasi në vende të tilla kërkohej patjetër një kostum.
Bota e muzikës dhe e kulturës është e lidhur ngushtë me këto pantallona, duke filluar nga muzikantët e rokut me xhinset e tyre blu të errët, te hipitë me xhinse të qëndisura dhe me arna. Për të mos folur më pas për "punk" që i mbushnin me karfica zbukurimi, këngëtarët e muzikës metal që i donin të zbardhura, reperat më xhinset e tyre XXL, deri te këngëtarët e rinj që preferonin modelet e ngushta, të ngjitura pas trupit. Përdorimi i gjerë i xhinsit ka gjetur përshtatje edhe te veshjet e fëmijëve, duke filluar që nga foshnjat e sapolindura. Edhe këtu bien në sy zbukurimet, ku më të përdorshmet janë figurat e kafshëve dhe të personazheve më të dashur të filmave për fëmijë.
Pra xhinset, edhe pse pjesën më të madhe të botës perëndimore janë një "lëkurë e dytë", arrijnë gjithmonë të jenë protagoniste falë historisë së tyre që ka krijuar mijëra variante prerjesh.
Por le të spostohemi te koha jonë, cilat janë tendencat për këtë vit? Natyrisht që në fillim duhet t‘u hedhim një sy modeleve që veshin yjet e Hollivudit dhe të frymëzohemi paksa prej tyre për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë ose jo.
Aktorja Katie Holmes mban si xhinset e drejta ashtu dhe ato kauboj. Këto të fundit përdoren edhe nga bukuroshja Jessica Alba. Modeli që ka zgjedhur aktorja janë të thjeshta. Ndërsa Kate Hudson si një rokere e vërtetë nuk heq kurrë dorë nga modeli kauboj. Paris, Nicole, Kate preferojnë xhinset e ngushta dhe të zbardhura.
Xhinset përdoren pothuajse në të gjitha sfilatat e stilistëve të mëdhenj. Edhe këtë sezon, moda e tyre nuk ka ndryshuar. Këtë sezon dominojnë xhinset kauboj, të grisura dhe me zbukurime. Fundet shumë të shkurtra me xhaketa të ngushta. Këtë verë kemi një tendencë ndryshe për xhinset. Është rikthyer modeli kauboj (i gjerë në fund). Përdorim të gjerë do të kenë edhe pantallonat e shkurtra me një material prej xhinsi të butë. Fundet, ashtu si sezonin e kaluar, janë të qëndisura me gurë, shumë të shkurtër dhe plot xhepa.
Balmain ka cituar se i pëlqejnë të zbardhurat, të prekura dhe të qepura në mënyrë perfekte, "D&G" propozon modelin e drejtë, por me ngjyrë blu të errët, "Diesel Black Gold" ka sjellë modelet e ngushta dhe të drejta, "Dsquared2" preferon stilin kauboj, por me ngjyrë të errët, "Cacharel" i pëlqen treçerekëshe, ndërsa "Paul&Joe" ka sjellë të gjitha modelet dhe ngjyrat: të shkurtra, të gjata, të drejta, kauboj, të ngushta, të zbardhura, të errëta. Për këtë vit stilistët thonë se tendenca e momentit është modeli kauboj, në mijëra versionet e tij. Ndërsa modeli i ngushtë, që kohët e fundit është shumë i preferuar nga femrat, do të qëndrojë deri në fund të vitit, më pas ky lloj modeli do të dalë jashtë modës.
Dhe në fund disa këshilla: nëse keni dyshime dhe nuk dëshironi që të shpenzoni kaq shumë para për tendencat e fundit, atëherë mos u shqetësoni, sepse nuk është e thënë që t‘i blini medoemos ato të fundit. Mund të përdorni modelet që ju pëlqejnë më shumë pa u kushtëzuar nga moda. Ndoshta modelet e fundit (që janë xhinset e viteve ‘70, origjinale dhe shumë të bukura) mund t‘i gjeni edhe një butik të thjeshtë.