E Diel, 1 Nëntor 2026

Korça dhe Elbasani i japin të majtës 15 mandate

Koalicioni i majtë fiton bindshëm në Korçë, me një diferencë prej 32 mijë e 900 votash

festaFitorja e së majtës në shumicën e qarqeve solli një atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë. Makina dhe flamuj në ngjyrën mavi të së majtës lëviznin dje pa pushim në rrugët e qyteteve kryesore të vendit. Korça ishte ndër të parat qarqe që mbylli numërimin e votave të 23 qershorit duke i siguruar së majtës plot 7 mandate. Po ashtu edhe në Elbasan fitorja e PS-së u ndie qysh në ditën e parë të nisjes së procesit të numërimit të votave.
Numri i votave
Sipas të dhënave në këtë qark PS ka marrë rreth 73.692 vota, LSI 14.400 vota dhe PD 55.192 vota. Bashkim Fino që  ishte në krye të listës së socialistëve në këtë qark, tha se kjo fitore e së  majtës do të thotë që kryeministri Edi Rama të nisë sa më parë zbatimin e programit. Votat e Korçës të përkthyera në mandate rezultojnë, 7 mandate për kampin e majtë, 6 socialistët dhe 1 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 5 mandate për të djathtët.
Rezultatet në Elbasan
Opozita ndërkohë deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishte shumë afër sigurimit të mandatit të 9 në Elbasan, por nuk e ka arritur një gjë të tillë. Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në Korçë dhe Dibër, ku janë konfirmuar rezultatet përfundimtarë, që i dhanë fitores së majtës. Sa i përket procesit të numërimit duhet thënë se ditën e djeshme eci me ritme të shpejta ku pjesa më e madhe e kutive përfundoi numërimin.
Procesi i numërimit
Puna me grupet e numërimit të votave për çdo qark vijoi vrullshëm sidomos pas apelit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili në mbledhjen e paradites së djeshme për një apel për të gjitha GNV në të gjitha qarqet e vendit që të përfundojnë numërimit sa më shpejt pa bërë pushime dhe pa neglizhuar detyrën që iu është caktuara, pasi në të kundërt rrezikojnë jo vetëm lirimin nga detyra por edhe kallëzimin penal. Ky apel i kryetares Lefterie Lleshi u bë një ditë pas kritikave të ndërkombëtarëve për nj ecuri të dobët të proceist të numërimit, që që cënomte e edhe standardet e kërkuara.

Korçë, e majta merr 7 deputetë
Bashkim Fino
Arta Dade
Olta Xhaçka
Ilirian Pendavinji
Ilir Xhakolli
Ylli Ziçishti
LSI- Piro Kapurani

Korçë, e djathta merr 5 mandate
Ridvan Bode
Elena Qirici
Edmond Spaho
Fatmir Mediu
Gjergji Papa

Qarku Elbasan, PS me 8 mandate
Ben Blushi
Damian Gjiknuri
Evis Kushi
Alfred Peza
Taulant Balla
Musa Ulqini
LSI- Edmond Haxhinasto
Bujar Kllogjri

Elbasani, PD merr 6 mandate
Arben Imami
Eduard Selami
Ardian Turku
Luçiano Boçi
PR- Luan Duzha
PDIU- Aqif Rakipi
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Bilishti, vendlindja e Ridvan
Bodes, feston fitoren e PS
Atmosfera festive ka përfshirë të gjitha rrugët e Bashkisë së Bilishtit në Korçë, menjëherë sapo është marrë vesh rezultati i zgjedhjeve për këtë Bashki. Kjo zonë njihet si bastion i djathtë dhe është vendlindje e ministrit të Financave Ridvan Bode. Banorët e kësaj zone kanë festuar përmbytjen e rezultatit që ishte i djathtë prej shumë vitesh dhe avantazhin e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Peqin, Alfred Peza, djeg Dashnor Sulën
Alfred Peza ka realizuar një fitore spektakolare në Peqin. Aty ku Partia Demokratike kishte pritshmëri të forta për shkak të kandidatit Dashnor Sula, që deri dje ishte i djegur dhe nuk hyn në Kuvendin e ri. PS ka fituar me mbi 3 mijë vota avantazh. Kam kënaqësinë tju njoftoj se sapo ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në KZAZ nr.44 në Peqin, ku fitova me mbi 7.000 vota, nga rreth 4.000 të deputetit të PD, Dashnor Sula. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e pakufishme, shkruan Peza në FB.

Gramsh, kryeson e majta
Mëngjesin e djeshëm, qysh në orën 09:50, ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Gramshit ku e majta ka dalë në avantazh. Mësohet se PS ka marrë 7150 vota, ndërsa PD 3230 vota, LSI 1666 vota, PR 817, PDIU 880. Ndërkohë paraditen e djeshme pati disa avari me procesin e numërimit në Korçë, edhe pse në tërësi procesi ka ecur me ritme të kënaqshme. Procesi është bllokuar dje në KZAZ-në 72, pasi mungonin procesverbalet. Numëruesit mbetën në pritje të mbërritjes së procesverbaleve nga KQZ-ja, për të përmbyllur procesin e numërimit të votave në Korçë, por pas Dibrës, Korça ishte i dyti qark që mbylli gjithë procesin e numërimit mesditën e djeshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›