E Diel, 1 Nëntor 2026

PS merr 8 mandate në Vlorë, Rama deputet, ikën Kollozi

kolloziVlora i ka dhënë 8 deputetë aleancës së majtë dhe 4 së djathtës. Zyrtarisht procesi i numërimit është mbyllur mbrëmjen e djeshme për Vlorën, duke siguruar fitoren e së majtës edhe për këtë qark. Kutia e fundit për Vlorën u mbyll dje rreth orës 19:30 minuta, ku votat e përkthyera në mandate shkojnë në 6 për PS, mes tyre i pari në listë Edi Rama, 1 për LSI-në dhe 1 deputet, Vangjel Dule i PBDNJ-së. Ndërsa e djathta ka marrë 3 mandate (ku ka fituar Astrit Patozi, Arben Ristani dhe Liljana Elmazi, ndërsa mbetet jashtë Ardian Kollozi, që nuk arriti të marrë të katërtin, ndërsa një mandat është rrëmbyer nga PDIU. Qarku i Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës do të përfaqësohet në Parlament me 12 deputetë. Numri i votuesve ne këto zgjedhje është 290 899. E majta e cila ka qenë dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje arriti synimin, marrjen e 8 deputeteve edhe pse si koalicion pretendonte 10. Në zgjedhjet e 2009-ës, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 të tilla, PBDNJ 1 mandat dhe në atë kohë PDIU, 1 mandat.

Qarku Vlorë, mbyllet numërimi

U numëruan 432 kuti
ASHE ka marrë 77327 vota
APMI 37117 vota
Kandidati i pavarur A.Malaj ka marrë 3007

Deputetët fitues për të majtën
Edi Rama
Valentina Leskaj
Koço Kokëdhima
Luiza Xhuvani
Fatmir Toçi
Andrea Marto
LSI-Shkëlqim Selami
PBDNJ- Vangjel Dule

Deputetët fitues për të djathtën
Astrit Patozi
Arben Ristani
Liljana Elmazi
PDIU- Dashamir Tahiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›