E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korça, gjithmonë e më e kërkuar nga turistët. Nisin rezervimet për festat e fundvitit dhe vitin 2026

Korça po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara, vizitorët kanë ndryshuar sjelljen e tyre duke planifikuar më herët pushimet në këtë qytet. Operatorët turistikë konfirmojnë se tashmë kanë nisur rezerimet për festat e Nëntorit dhe fund vitit, ndërsa nuk mungojnë as interesimet për vitin 2026.

“Rezervimet janë në avancë. Njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe kryejnë rezervime në avancë duke marrë rezervime për festa e fund vitit”, u shpreh menaxherja e hotelit Elona Xhafa.

Për sezonin veror, fluksi është i konsiderueshëm dhe prenotimet janë të shumta, veçanërisht për zonat malore dhe fshatrat turistike si Dardha, Voskopoja apo Boboshtica.

“Vera ka shumë kërkesa sepse i favorizon dhe klima e Korcës e cila dëshirohet nga të gjithë vizitorët”, tha ajo.

Një kalendar i pasur me ngjarje është planifikuar për muajt në vijim, me qëllim që të gjallërojë jetën kulturore të qytetit dhe të rrisë numrin e vizitorëve. Festivale, koncerte, aktivitete në natyrë dhe ekspozita do të jenë pjesë e atmosferës verore që Korça ofron çdo vit me shumë dashuri dhe mikpritje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›