E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korça në festë për titullin kampion

SHKRUAN: Irena Vreto 19-05-2011 11:45

Në Korçë pritet me ankth festa e madhe e titullit. Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se në orën 19.00 të mbrëmjes së sotme do të startojnë festimet në stadiumin Skënderbeu. Në prani të drejtuesve të lartë të Federatës po dhe të shumë të ftuarve të tjerë do të ngrihet Kupa e kampionëve të Shqipërisë. Gjithçka është menduar të shoqërohet me një ceremoni të madhe në stadiumin me drita dhe në prezencë të rreth 15 mijë spektatorëve që do të mbushin për herë të parë në një numër rekord shkallët e arenës së kampionëve të qytetit të tyre. Drejtuesit e klubit në Korçë nuk kanë asnjë dijeni për festimet, të cilat i janë besuar skenarisitit dhe regjisorit Pandi Laço. Ky i fundit ka hartuar projektin dhe mënyrën se si do të festohet, teksa do të sjellë një numër të konsiderueshëm artistësh ndër më të njohurit në vend për ta bërë sa më elitare këtë eveniment korçar. E duke qënë një korçar i aposionuar edhe pas futbollit Pandi Laço ka menduar që surprizat ti ketë të shumta. Askush në juglindje nuk jep detaje për atë që do të zgjasë për rreth 90 minuta në stadiumin me drita të qytetit të serenatave. Të gjithë lojtarët e ekipit që kanë rrezikuar jetën pak ditë më parë kanë lënë pas gjithçka për të përjetuar tashmë në realitet një ëndërr të tyren të madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›