Shqipëria ruan “status-quo”-në e saj, është e 50-ta
Shqipëria e ruajti vendin e 50-të në renditjes së FIFA-s edhe për muajin maj, duke pasur sërish 564 pikë. Kjo ishte renditja e re e publikuar dje për FIFA/Coca-Cola Ëorld Ranking ku marrin pjesë 207 përfaqësuese nga i gjithë planeti. Shqipëria në janar të vitit 2011, renditej në vendin e 64-t, në shkurt në vendin e 66-të, në mars në vendin e 73-të dhe në prill në vendin e 50-të, me një përmirësim prej 14 vendesh. Përsa u përket ekipeve të grupit tonë, D, në eliminatoret e Euro 2012, Franca ndodhet në vendin e 19-të (-1 vend); Rumania (42, -1 vend), Bosnje-Hercegovina (45, -1 vend), Bjellorusia (53) dhe Luksemburgu (125, +1 vend). Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë janë ato kundër Bosnjës, më 8 qershor (zyrtare), dhe kundër Argjentinës (miqesore).
Në renditjen botërore, Spanja kryeson me 1857 pikë, Holanda e dyta me 1702 pikë dhe Brazili, i treti me 1425 pikë.